Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili realizoi një vizitë në Zvicër, ku pati takim me mërgimtarët dhe me shoqatat që jetojnë e veprojnë atje.
Kjo vizitë pati për qëllim njoftimin e gjendjes së Komunës së Bogovinës, prej fillimit të mandatit deri në gjendjen aktuale, njëkohësisht edhe me planet në të ardhmen.
Në bashkëbisedim me mërgimtarët dhe shoqatat që veprojnë atje, ofroj bashkëpunim me të vetmin qëllim që të ngremë bashkërisht nivelin e jetesës në të gjitha sferat edhe në territorin e Komunës së Bogovinës.
Falemenderim dhe respekt për të gjithë mërgimtarët që treguan vullnetin dhe respektin me mikpritjen. Shpresojmë se takimet dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Me respekt,
Albon Xhemaili
You must be <a href="https://new.komunabogovine.gov.mk/wp-login.php?redirect_to=https%3A%2F%2Fnew.komunabogovine.gov.mk%2F2018%2F10%2F29%2Fkryetari-i-komunes-se-bogovines-z-albon-xhemaili-realizoi-nje-takim-me-mergimtaret-ne-zvicer%2F">logged in</a> to post a comment.
Leave Your Comment