Ndërmarrja publike Sharri është themeluar me vendim të Këshillit Komunal, ku mes të tjerash Ndërrmarrja është e regjistruar në regjistrin qendror, posedon llogari bankare, vulat dhe Statutin, permanent Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Ndërmarrja ka dhe organet e veta. Organet e ndërmarrjes janë:
-Këshilli drejtues
-Këshilli mbikëqyrës, dhe
-Drejtori
Npk Sharri funksionon që nga viti 1999/2000,me Ligjin e ri të pushtetit lokal decentralizimin e pushtetit nga 2005 bëhet bashkimi i dy Komunave dhe bashkimi i dy Ndërrmarrjeve publike, nga bashkimi e këndej Npk Sharri veprimtarinë e vet e shtrinë në nëntë ( 9 ) vendbanime nga gjithësejt pesmbëdhjet ( 15 ) vendbanime të Komunës së Bogovinës.
Si veprimtari kryesore e Npk Sharri-it, është bartja e mbeturinave.
NPK “SHARRI”, bartjen e mbeturinave e kryen një herë në javë për amvisëritë, kurse për veprimtaritë afariste, dy herë në javë. Bartja e mbeturinave kryhet me mjet transportues, gjegjësisht kamion, kurse mbeturinat transportohen në deponi.
Si veprimtari e dytë e Npk Sharri-it është menaxhimi i ujit për pije në vendbanimet e Komunës së Bogovinës, Npk Sharri kujdeset për mirëmbajtjen e sistemeve të ujit, rindërtimi dhe sanimi i sistemeve të ujit, ndërtimi i pusetave në sistemet e ujit, mirëmbajtja dhe pastrimi i rezervoarve të ujit, klorimi dhe dezinfektimi I ujit për pije, vazhdimi i montimit të ujëmatësve për të gjithë amvisëritë dhe objektet afariste, në teritorrin e Komunës së Bogovinës.
Në vazhdim raporti prezantohet me numrin e përgjithshëm i parapaguesve në Komunën e Bogovinës
Vendbanimet | Amvisëritë | Afaristët |
1. Bogovinë | 1.343 | 173 |
2. Pirok | 1001 | 78 |
3. Kamjan | 1069 | 103 |
4. Pallçisht | 897 | 56 |
5. Sedllarcë e Epërme | 415 | 26 |
6. Kallnik | 328 | 15 |
7. Siniçan | 297 | 22 |
8. Zhervojan | 264 | 23 |
9. Rakovec | 144 | 4 |
Në total shërbime komunale nga Npk Sharri marrin 5758 amvisëri dhe 500 afaristë.
Pagesa për shfrytëzimin e shërbimeve të ndërmarrjes është:
Kurse pagesat e ujit janë :
Ky vendim për sjelljen e këtyre çmimeve u soll nga Këshilli komunal i Komunës së Bogovinës, me kërkesë nga drejtori dhe Këshilli udhëheqës i ndërmarrjes.
Ndërmarrja numëron 24 ( njëzet e katër ) të punësuar, në pozicionet vijuese:
Nga gjithsej të punësuarit në ndërmarrje, disa prej tyre janë me vendim, gjegjësisht me kohë të pacaktuar, e disa me kontratë në vepër, gjegjësisht me kohë të caktuar në marrdhënie pune.