Sektori për urbanizëm, mbrojtje të ambientit jetësor, punë komunale, komunikacion dhe rrugë kryen këto punë:
Përgatitja e programit për përpunimin e planeve urbanistike;
Planifikim urbanistik (plan urbanistik për fshat, plan urbanistik jashtë vendbanimit, aktet e përgjithshme dhe dokumentacione planore të tjera me interes lokal), përpunimi, ndjekja, implementimi i procedurës për sjelljen e planeve urbanistike;
Dhënia e lejes për ndërtim për ndërtesat me interes lokal të përcaktuara me ligj;
Përcaktimi i statusit të objekteve të ndërtuara pa leje të përcaktuara me ligj;
Rregullimi i hapësirës dhe rregullimi i tokës ndërtimore;
Sigurimi i kushteve për furnizim me ujë për pije;
Mirëmbajtje, rekonstruim dhe ndërtim të rrugëve lokale, rrugicave dhe trotuareve;
Përcaktimi i emrave të rrugëve dhe objekteve tjera infrastrukturore;
Komunikacioni dhe sinjalizim i komunikacionit: krijimi i kushteve për vendosjen e infrastrukturës së nevojshme nëpër vendbanime;
Mbrojtja e qytetarëve dhe të mirave materiale dhe menaxhimi me krizat;
Përgatitja e projekteve;
Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe rregullore të tjera, statut edhe akte të Kryetarit dhe Këshillit të Komunës.